E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Mediat pas sfidës Spanje-Gjermani

Goli i Karles Pujol ka ekzaltuar shtypin spanjoll i cili ka përdorur tone heroike ndaj kombëtares qe tashme shihet si kampione bote. "Me te mirët ne bote", është kryeartikulli i "Marca" i shoqëruar me foton ne momentin e festimit te kapitenit te Spanjës. "Forca Spanja", është titulli entuziast i "AS", i shoqëruar me te njëjtën fotografi. Tituj triumfues edhe për gazetat katalanase "El Mundo Deportivo" dhe "Sport": "Spanja ne finale". Ndërkohë qe "El Pais" është e mendimit se po lind një Spanjë e re. Ne te kundërt te gëzimit te shtypit spanjoll, duket qarte trishtimi i gjermaneve: "Jemi jashtë", është kryeartikulli i "Bild", ndërsa "Kiker" nënvizon se Pujol i dha fund ëndrrës për yllin e katërt, ose ndryshe për titullin e katërt botëror. Pak a shume i njëjtë edhe titulli i "Der Shpigel": "Jashtë, ëndrra mbaroi". Ndërsa vjen edhe një koment i ashpër për skuadrën e Joakim Lev qe e meritoi humbjen ne gjysmëfinalen e Durbanit. Ndërkohë ne konferencën për shtyp, tekniku Joakim Lev është shfaqur tepër i zhgënjyer, por nuk i ka munguar "feir play", duke komplimentuar skuadrën kundërshtare: "Spanja luajti një ndeshje te madhe, e meritoi fitoren dhe është skuadra me e mire e viteve te fundit ne bote. Sipas Jogit, pancerat nuk kishin kurajën qe i karakterizonte ne ndeshjet e fundit, nuk ishte mbrëmja e tyre përballë teknikave te jashtëzakonshme individuale qe qarkullojnë topin me një shpejtësi te madhe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›