E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Spanja ne finalen historike

Edhe njëherë oktapodi Pol nga Oberhauseni është treguar i sakte ne parashikimet e tij. Do te jete Spanja e Del Boskes qe do te sfidoje Holandën ne finalen e kampionatit botëror. Ne gjysmëfinalen e dyte ne Durban iberiket munden me rezultatin e ngushte 1-0 pancerat fale një goli te kapitenit Pujol ne minutën e 73. Ne duelin personal Lev - Del Boske te vendosjes se lojtareve ne fushe, fitues ishte spanjolli nga ana taktike, duke vendosur një formacion ekstrem ne fazën e qarkullimin te topit. Ndryshe nga takimet e para simpatike, ngazëlluese dhe fituese, këtë radhe Gjermania e Joakim Lev ne Durban pagoi lojën e saj shume te tërhequr, me gabime te shumta ne pasimin final dhe aspak krijuese dhe dinamike. Gjithsesi u godit pikërisht ne një nga te paktat pasiguri te saj ne prapavije. Spanjollet dominues qe ne fillim pavarësisht sterilitetit te rasteve ne 45 minutat e para. Ne pjesën e dyte iberiket ngritën ritmin duke e bere me te thjeshte afrimin drejt portës kundërshtare deri ne zhbllokimin e rezultatit. Kjo është hera e pare ne historinë e saj qe Spanja me merite del ne një finale botërori te cilën do ta zhvilloje te dielën ne orën 20:30 ndaj tulipanëve. Ndërkohë, Gjermania do te luaje te shtunën ndaj Uruguait për vendin e trete dhe te katërt.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›