'> "Harry Fultz" shpërndan diplomat
Për te 12-in vit, maturantet e institutit "Harry Fultz" ne Tirane kane fluturuar kapelet për te festuar diplomimin e tyre. Ky aktivitet, sipas drejtuesve te shkollës, është bere tradite qe prej vitit 1998, kur është diplomuar edhe brezi i pare i maturanteve te këtij instituti. Sipas drejtores se shkollës, Brikena Baxhaku, mesatarja e nxënësve këtë vit ka dale me notën 8, nga me te mirat ne te gjithë Shqipërinë. Drejtuesit deklarojnë se instituti "Harry Fultz" është një nga shkollat e mesme te profilizuara me te njohura ne vend, e cila ka nxjerre kontingjente te mira maturantesh te specializuar ne shkencat ekzakte. Ne diplomimin e maturanteve këtë vit kane marre pjese përfaqësues te larte te shtetit shqiptar, artiste te njohur dhe përfaqësues te tjerë te fushave te ndryshme.