E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Çamet përkujtojnë masakrën

Mijëra çamë kane përkujtuar 66-vjetorin e masakrës nga ushtaraket greke, me ne krye Napolen Zerven. Duke bere apel për njohjen e te drejtave te tyre, ata marshuan si çdo vit nga varrezat e Kllogjerit, ku prehen 2700 çamë deri ne Qafe-Bote te Sarandës. Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deklaroi se çamët nuk do te ndalen deri sa drejtësia te vihet ne vend. Ata kane paraqitur një memorandum me tete pika, ku i behet thirrje Greqisë te kërkojë falje publike për masakrën, te dëmshpërblehen familjaret e viktimave te gjenocidit si dhe t'u njihen pronat. Kalvari i vuajtjeve te popullsisë çame nis ne vitin 1944 kur mbi 2 mije persona u masakruan brenda një nate ne qytetin e Paramithise nga forcat ushtarake greke, 2700 te tjerë gjeten vdekjen gjate rrugës, ndërsa pronat e tyre shekullore u konfiskuan. Ne aktivitet nuk kane munguar as këngët e vallet çame.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›