E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Ministrat e BE për reformën financiare

Reforma e përgjithshme financiare në SHBA ka detyruar edhe evropianët që të përpilojnë ligje të përbashkëta. Megjithatë deri tani Bashkimi Evropian nuk ka arritur shumë me përpjekjet e bëra. Thirrja e Presidentit të Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso, e bërë një vit më parë, nuk e ka humbur aktualitetin. "Tani ose kurrë!" ishte shprehur Barrozo ne mes te krizës financiare. Këtë te marte, ministrat e BE-se mblidhen për here te pare, nen drejtimin e presidencës belge, për te diskutuar për vendime te rëndësishme. Vendet anëtare, Komisioni dhe Parlamenti Evropian kanë folur shumë për reformat, por kanë marrë shumë pak vendime konkrete. Aktualisht janë marre disa masa qe pritet te hyjnë ne fuqi ne fund te vitit, si ato për agjencitë e vlerësimit te aftësisë kredishlyese, apo te ashtuquajturat testet e stresit te bankave. Por ende nuk dihet si do te arrihet kompromisi për reformat e rëndësishme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›