'> Tony Blair "Doctor Honoris Causa"
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair po pritet me nderimet më të larta në Kosovë. Në ditën e dytë të vizitës, Universiteti i Prishtinës shpalli ish-kryeministrin Blair "Doctor Honoris Causa", ndërsa më pas, ai mbajti dhe një fjalim para Kuvendit të Kosovës. "Më kujtohet koha, para disa viteve, kur ne i morëm ato vendime, pa e ditur se cilat do të jenë rezultatet, por duke e ditur se nëse nuk do të vepronim, rreziku do të ishte më i madh. Pra, vepruam dhe jam shumë krenar që e bëmë këtë. Tani Kosova ka përpara sfida drejt integrimit te saj ne Bashkimin Evropian. Ne, partneret ndërkombëtare, Britania ne veçanti, do t'i qëndrojë gjithmonë pranë," u shpreh Blair. Pas fjalës se mbajtur ne kuvendin e Kosovës, ish-kryeministri britanik Blair është takuar me qindra qytetare qe kishin zbritur ne rrugët e Prishtinës për ta përshëndetur. Vizita e tij dyditore ne Kosove përmbyllet sot me një aktivitet ne Prizren.