E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Mosmarrëveshjet për KRRT-ne Korçë

Këshilli bashkiak i Korçës është përfshirë serish nga debate te ashpra mes përfaqësuesve te majte dhe atyre te djathte. Gjithçka ka nisur pas ndërrimit te një anëtari te KRRT-se, me vota te këshilltarëve te PD dhe LSI qe kane shumicën ne këshillin bashkiak. Sipas socialisteve zgjedhja e anëtarit te ri, behet për te ndryshuar balancat ne këtë institucion dhe për t'i dhënë shumicën te djathtëve. Por për demokratet e madje edhe prefektin, ndryshimet ne KRRT bëhen vetëm për arsye teknike. Arkitekti i shkarkuar nga këshilli bashkiak Sotiraq Themeli ishte propozuar para tre vitesh nga LSI. Ai u zëvendësua nga inxhinieri i ndërtimit Adbyl Drabo, ish-kryetar i policisë ndërtimore te Korçës. KRRT-ja e Korçës përbëhet prej 15 anëtarësh, shtate prej te cilëve te zgjedhur nga Bashkia, ndërsa pjesa tjetër nga institucionet qe varen nga qeveria.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›