E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban, Rama në 28 janar në Preshevë

Libri Kurban vjen tashmë dhe në Preshevë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do promovojë në datën 28 janar librin e tij Kurban, ndërsa do të mbajë dhe një takim me krerët e kësaj komune.

Ndër të tjera mësohet se në të njëjtën ditë, do të organizohet edhe një tribunë me aktivistë të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe një party në një pab me një rock grup nga Prishtina.

Ndërsa libri ka bërë xhiron e radhës, duke u sjellë përpara lexuesve në qytete të ndryshme, pak kohë më parë kreu i opozitës është shprehur se qëndrimet ndaj librit duhet të dalin nga përmbajtja e tij, jo duke u nisur nga autori.

Për të, libri do të flasë vetë për vetëveten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›