E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Kursi i këmbimit valutor

Sikundër pritej kjo vere ka ndikuar sadopak ne forcimin e monedhës vendase kundrejt valutave euro/dollare. Ky është nje lajm i mire, ne këtë sezon veror, për te gjithë ata qe kërkojnë te blejnë euro, për te kaluar pushimet jashtë vendit. Ne tregun valutor një euro ka arritur ne kufijtë e 135-136 lekeve, krahasuar me nivelin prej 138 te shënuar gjate pranverës. Sipas agjenteve valutor kjo situate është sezonale dhe ka ardhur si pasoje e prurjeve te emigranteve. Sipas tyre, parashikohet qe ky nivel kursi euro/leke do te jete edhe gjate muajit gusht. Parashikimi i eksperteve te ekonomisë është se kjo situate nuk do te vazhdoje gjate, pasi me largimin e emirateve, leku do te rinise te zhvleftësohet. Duke qene se pjesa me e madhe e tregtisë se vendit behet nga shtetet fqinje Greqia, Italia edhe kursi i këmbimit varet nga zhvillimet ekonomike te këtyre vendeve. Papunësia e emigranteve shqiptare ne këto shtete, bene qe ata te sjellin me pak kursime ne Shqipëri. Por ajo qe vlen për tu theksuar është se këtij viti edhe bankat e nivelit te dyte ne Shqipëri këtë vere nuk kane reklamuar normë te favorshme interesi për depozitat ne mënyrë qe te thithin sa me shume kursime nga emigrantet. Por ka ndodhur e kundërta, normat e depozitave kane pësuar rënie, ndërsa te kredive rritje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›