E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Rama bashkëbisedim me gazetaret

Ne takimin e përjavshëm me gazetaret, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, beri një panorame te problematikes se ditës. Zoti Rama u shpreh për përplasjen me te fundit publike mes mazhorances dhe presidentit, lidhur me emërimin e kreut te ri te gjykatës kushtetuese, duke e quajtur këtë situate një përpjekje te kryeministrit Berisha për uzurpim te institucioneve te drejtësisë. Rama u shpreh se shefi i mazhorances, përmes presionit te hapur ndaj presidentit topi, po kërkon te ketë nen kontroll edhe sistemin e drejtësisë, pasi dështoi ne tentativën e tij për te miratuar draftin famëkeq te Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas shefit te opozitës, gjithçka buron nga një pushtet abuziv, qe po drejton vendin pa u votuar nga populli, e për shkak te kutive qe padrejtësisht mbahen te mbyllura. Kreu i selisë roze u shpreh gjithashtu sot edhe për krizën ekonomike ku është zhytur vendi, ku prova me e qarte, sipas tij, është vendimi i vonuar i Bankës se Shqipërisë, për uljen e normës se interesit për lekun. "Shqiptaret po vuajnë sot papergjegjshmerine e qeverise se tyre," - përfundoi shefi i opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›