E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton ndryshimet në buxhet

Ligjet

Pavarësisht akuzave nga mazhoranca, institucioni i Presidencës ka vazhduar në qetësi punën e tij. Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës, shpalljen e ligjit nr. 10 310, datë 26.07.2010 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 190, datë 26.11.2009 ‘Për buxhetin e vitit 2010’”. Po kështu, kreu i shtetit ka dekretuar edhe miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 08.07.2010, të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 ‘Për prokurimin publik’”, të ndryshuar.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›