E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Kuvendi ynë ndjek Hagen

Pas pese ore diskutimesh dhe debatesh te forta mes demokratëve dhe socialisteve, edhe Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë punimet, për te ndjekur vendimin e gjykatës ndërkombëtare te drejtësisë, për pavarësinë e Kosovës. Seanca e cila është e parafundit për këtë sesion, pasi ditën e hënë do te miratohet nen për nen buxheti i shtetit, pritet te rinise pas leximit te vendimit nga ana e gjykatës ndërkombëtare. Seanca e sotme ka ne kalendarin e punimeve te 17 ligjet e mbetura pezull për këtë sesion parlamentar, por pjesa me e madhe e tyre pritet te kalojnë ne shtator. Punimet e deritanishme kane rezervuar debate te forta jo vetëm për ligjin e SHISH, por edhe për ligjin e pasaportave biometrike. Ne vend qe te diskutohej teknikisht, debati u kthye ne politik, madje edhe personal mes ministrit te brendshëm Lulezim Basha dhe deputetit socialist, Ditmir Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›