E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Topi uron Sejdiun

Pas vendimit qe dha gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, për ligjshmërinë Kosovës, presidenti i republikës Bamir Topi i ka dërguar një urim kreut te shtetit Fatmir Sejdiu. Sipas njoftimit zyrtar te presidencës, zoti Topi e konsideron mendimin e gjykatës ndërkombëtare një hap te rëndësishëm për te ardhmen e shtetit dhe aspiratat e saj integruese. Edhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, duke e ndjekur te eveniment nga godina e kuvendit u shpreh se vendimi i gjykatës mund te thuhet ne çdo gjuhe te botes, por ai nuk mund te tingëllojë me bukur se ne gjuhen shqipe. Ajo ka falënderuar edhe deputet ne salle për kontributin qe kane dhënë ne procesin e pavarësisë se Kosovës, proces i cili është tashme një realitet i pakthyeshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›