E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Miratohet ligji për Arsimin e Larte

Kuvendi miraton, pa votat e opozitës ndryshimet ne ligjin për arsimin e larte. Ne draftin përfundimtar, nuk parashikohet rikonvertim i diplomave te vjetra dhe as asgjësim i masterave te nivelit te dyte. Diplomat katërvjeçare do te konvertohen ne master shkencore, sikurse edhe masterat e nivelit te dyte. Këto mastera, sipas ligjit, do te shërbejnë edhe për vitin e pare te doktoraturës. Por gjate diskutimit te draftit ne parlament,deputetet opozitare u shprehen kundër, duke deklaruar se cenohet autonomia e universiteteve, duke ia kaluar kompetencat ministrit te arsimit. Mazhoranca miratoi me votën abstenim te republikanit Fatmir Mediu edhe ligjin për kthimin e pronave, qe ishte rrezuar pak muaj me pare nga Gjykata Kushtetuese. Kështu parashikohet qe kreu i agjencisë se kthimit dhe kompensimit te pronave, mund te rivlerësojë vendimet e agjencive ne rrethe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›