'> Rama: PS vote kundër ligjit te SHISH
Socialistet do te thyejnë vendimin për te mos votuar asnjë ligj deri ne zgjidhjen e krizës politike, ne rast se behet fjale për te penguar miratimin e draftit për Shërbimin Informativ. Gjate bashkëbisedimit te përjavshëm me gazetaret, kryesocialisti Edi Rama deklaroi se opozita do te pengoje me çdo mënyrë mazhorancen te votoje ligjin për SHISH. Kreu i selisë roze tha se nuk do te ketë marrëveshje për këtë çështje me LSI, por vetëm një bashkim te pavarur votash. Ne përgjigje te interesit te medies, Rama pohoi se sinjalet për zgjidhjen e krizës nuk janë pozitive, e për këtë, sipas tij, përgjegjësia qëndron tek qeveria. Duke iu referuar raportit te fundit te FMN për gjendjen financiare ne vend, Z. Rama tha se organizata ndërkombëtare dëshmoi me gjuhe diplomatike te vërtetën e krizës se thelle. Ne përgjigje te akuzave te ministrit Dritan Prifti mbi lendet narkotike, Rama u përgjigj se tashme i ka bere analizat, e këto te paktën 7 here rresht, sa here ka dhuruar gjak publikisht.