'> Dritëro Agolli: Negociatat, shume te vonuara

Larg zhurmës politike te Tiranes, nga qetësia e Pogradecit, shkrimtari dhe politikani Dritero Agolli sheh dhe analizon nga larg situatën politike te vendit, duke ofruar edhe receta për politikanet. Per Dritero Agollin situata aktuale është pasoje e një kodi zgjedhor te gatuar ne gjendje te dehur nga forcat politike. Sa për negociatat e fundit mes dy forcave politike, për Agollin ato duhet te kishin nisur me herët. "Te dy forcat politike kane bere një gabim te madh qe nuk i kane filluar me herët negociatat. Për këtë kane faj te dy partitë te cilat kane bere një gabim me kodin zgjedhor si dhe me kolegjin zgjedhor. Te dy partitë kane bere një marrëveshje me atë kod zgjedhor dhe menduan se do te shkonte mire. Mirëpo te dyja partitë nuk menduan mesa duket se çfarë vjen pas. Te dyja partitë kishin thënë me pare se kutitë do te hapen, e me pas njëra tha se nuk do t'i hape. Sipas meje, jo vetëm për hapjen e kutive, por drejtuesit tanë duhet te mendohen shume mire për ligjet qe krijojnë ne fillim te zgjedhjeve. Te dy palët e pranuan këtë kod zgjedhor sikur te kishin qene ne një sofër pak te dehur dhe vetëm pasi ju doli dehja menduan për atë se çfarë kishin bere," thotë Agolli. Ish-deputeti socialist mbron idenë e hapjes se pjesshme te kutive vetëm ne zonat e kontestuara. "Unë jam për hapjen e disa kutive ne Berat, Shkodër dhe Tirane. Por jo te gjitha kutitë. Ne te kundërt te hapet kutitë e materialeve zgjedhore". Shkrimtari dhe politikani shprehet optimist se forcat politike mund te gjejnë konsensus. "Ne te kundërt, - thotë Agolli, - kjo situate do te ndikoje negativisht duke rritur pakënaqësinë ne popull". "Kam një shprese se mund te arrihet ne një përfundim. Ne te kundërt do te jete jo e kënaqshme edhe për popullin. Populli ka bere lëshime ndaj dhe partitë duhet një here te bëjnë lëshime. Duket vetëm liderët nuk bëjnë lëshime. Sado te zot te jene liderët nuk janë deri ne fund përfaqësues te përjetshëm te popullit. Ndaj nuk duhet ta monopolizojnë përgjegjësinë qytetare. Se populli ka pare shume pashallarë, por është po ai popull se ky populli nesër te rrezon". Shkrimtari nuk ka lënë pa komentuar edhe çështjen e masakrës se Tivarit. Sipas tij, ngritja e kësaj ngjarjeje nga mazhoranca shqiptare, është teatër politik, antikombëtar, përçarës dhe një çështje qe nuk i përket aspak vendit tone. "Unë mendoj se kjo çfarë po ndodh është vetëm një teatër politik. Ndaj dhe për këtë kjo loje është një loje politike tepër banale. Ky problem ngrihet me qellim nga mazhoranca për t'ia paraqitur popullit se këta janë pasardhësit e komunisteve qe kane bere masakra te kësaj natyre. Ngritja e kësaj ngjarjeje është antikombëtare, sepse sipas tyre, ata qe bene këtë masakër janë me serbet. Ata qe duan te ngrëne këtë problem duan te ndajnë Shqipërinë ne serbe dhe shqiptare. Këtë çështje duhet ta zgjidhin serbet dhe Kosova qe tashme është shtet, ne nuk na përket kjo çështje. Kjo masakër para se te jete çështje e parlamentit tone mund te jete çështje e Hagës po te kërkoje ta hetoje". Shkrimtari Dritero Agolli i bën thirrje klasës politike dhe parlamentit shqiptar te merret me transparencën e zgjedhjeve dhe korrupsionin qe ka përfshirë nivelet me te larta te politikes.