E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Berisha përshëndet vendimin e GJND

Ka dale ne një konference për shtyp duke reaguar menjëherë pas vendimit te gjykatës ndërkombëtare te drejtësisë për Kosovën, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Kreu i qeverise ka përshëndetur vendimin e Hagës, duke e cilësuar atë si vendim historik. Gjithashtu Berisha ka shprehur mirënjohjen me te thelle ndaj te gjithë atyre qe bene te mundur pavarësinë e Kosovës. Sipas kryeministrit te Shqipërisë, vendimi i Hagës, përveç se ofron mbështetje për Kosovën do te shërbejë si inkurajim për te gjithë shqiptaret ne rrugën drejt integrimit. Madje ky vendim do te kontribuoje edhe për paqen ne rajon. Berisha ka përforcuar mesazhin se kufijtë e Kosovës janë te paprekshëm dhe se çdo bisedim mes Serbisë e Kosovës duhet te nise me parimin e respektit ndaj territoreve reciproke. Ndërsa zëvendës kryeministri, Ilir Meta, ka deklaruar ne një tjetër prononcim, se Shqipëria do te vazhdoje te loboje për Kosovën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›