'> Limaj: Dua mirënjohje!
Ministri i transportit dhe post - telekomunikacionit te Kosovës Fatmir Limaj edhe pse është nen hetim nga Eulex-i per korrupsion u rikthye përpara mediave me nje humor te holle qe i mungonte ne konferencën e fundit pas bastisjes se pronave te tij nga policia e Eulex-it. Kete here Limaj u shfaq me buzëqeshje dhe batuta te cilat duket se erdhën pas publikimit te raportit te auditimit. Zyra e auditimit te Kosovës e vlerëson me nota te larta pasqyrën financiare te ministrisë se Transportit per vitin 2009. Duke u përgjigjur pyetjes se Vizion Plus lidhur me kërkesën e vazhdueshme te shefit te zyres civile ndërkombëtare Piter Feith per te dhënë dorëheqjen, Fatmir Limaj tha se do te do te preferonte një mirënjohje. Sipas raportit te auditimit thuhet se pasqyrat financiare prezantojnë nje pamje te drejte dhe te vertete ne te gjitha aspektet materiale te MTTP-se. Raporti vlerëson edhe aktivitetet e kesaj ministrie duke theksuar se jane ne pajtim me standardet ndërkombëtare te kontabilitetit. I pyetur mbi deklaratën e fundit te kryeprokurorit te Eulex-it i cili duke ju referuar arrestimeve tha se gjate muajit korrik do te korret ajo qe është mbjelle , ministri Limaj iu kundërpërgjigj duke ja deleguar kete detyre ministrit te Bujqësisë.