'> Takim i fshehte Turqi-Izrael
Pas ngrirjes se marrëdhënieve Turqi-Izrael, qe prej ngjarjeve te 31 majit kur komandot izraelite qëlluan mbi ekuipazhin e anijes turke e cila po dërgonte ndihma ne rripin e Gazës, është mbajtur një takim sekret ne Bruksel ne nivel ministrash mes dy vendeve. Ky takim i konfirmuar fillimisht nga pala turke është zhvilluar mes shefit te diplomacisë Ahmet Davutoglu dhe ministrit te tregtisë te Izraelit Ben Eliezer, te cilët kane një miqësi te vjetër me njeri tjetrin. Zyrtaret turq kane thënë se ne këtë takim nuk është rene dakord për asgjë te rëndësishme dhe se Ankaraja zyrtare vazhdon te kërkojë kompensim për viktimat, një kërkesë faljeje si dhe një hetim ndërkombëtar. Por ky takim duket se ka krijuar edhe pakënaqësitë e para. Ministri i jashtëm izraelit Avigdor Lieberman ka akuzuar kryeministrin e tij Benjamin Netanyahu se duke fiksuar këtë takim pa e vene ne dijeni, ai ka vene ne rrezik autoritetin e postit te tij. Ndërkaq zyra e kryeministrit Netanyahu është përgjigjur se zoti Lieberman nuk është njoftuar për arsye teknike.