E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Skenare për shkëmbimin e territoreve

Ndonese ministri serb per Kosovën Bogdanovic ka mohuar nje dite me pare ekzistencën e disa skenarëve qe qarkullojnë ne Beograd per shkembim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, drejtoresha e grupit ndërkombëtar te krizave ka deklaruar per radio "Europa e lire" se opinione te tilla jane prezente ne nivele te larta te qeverise serbe. Sipas Frizer, keto diskutime qe behen ne Beograd, aktualisht jane vetem ne fazen e opinioneve por qe mund te parashtrohen ne tryeze kur te fillojnë bisedimet teknike Prishtine-Beograd. Ka propozime te ndryshme: disa angazhohen qe Serbia te marre veriun e Kosovës si kompensim per njohjen nga ana e Beogradit. Disa te tjere kërkojnë qe te behet këmbim i territoreve, gjate te cilit Serbia do te merrte veriun, ndersa Kosovës do t'i jepej nje pjese e luginës se Preshevës. Ne fund te intervistës se saj drejtoresha e grupit ndërkombëtar te krizave i kërkon paleve qe te fillojne negociatat ndërshtetërore vetem per çështje teknike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›