'> Mihallaq Andrea, "Qytetar Nderi"
Këngëtari i njohur i serenatave korçare, Mihallaq Andrea, është nderuar me medaljen "Personalitet i shquar i qarkut te Korçës". Vendimi për te nderuar Andrean u mor ne mënyrë unanime nga këshilltaret e qarkut. Andrea u përfshi ne krijimtarinë muzikore qe ne moshën 14-vjeçare kur kompozoi këngën e pare. Por suksesi i te riut do te pritej ne mes, pas arratisjes se te vëllait. Jeta e këngëtarit u vështirësua edhe me shume kur ai humbi këmbët, por megjithatë, nuk u ndal me zërin dhe krijimet e tij. Ne fillim te viteve '90 ai arriti te publikonte albumin e tij te pare dhe me pas katër te tjerë. Veç këngës, Andrea iu kushtua edhe letërsisë.