'> Topi: Edhe presidenca rigoroze
Presidenti Bamir Topi reagon pas vendimit te mazhorances për te rrezuar dekretet e tij për ne gjykatën e larte. Kesaj radhe kreu i shtetit paralajmëron se do te sillet me te njëjtën monedhe kur t'i jepet mundësia. Ne duhet të marrim shembull si institucione nga njëri-tjetri. Në rast se Kuvendi me të drejtë ka rritur rigorozitetin në kontrollin e kandidaturave, kjo vlen dhe për Institucionin e Presidentit, që duhet ta përmirësojë, të vendosë kritere shumë më rigoroze për të gjitha kandidaturat dhe propozimet që vijnë nga pushtetet e tjera. Sipas Presidentit Topi, rasti i Medi Bicit tregoi se kur përdoren metodat e duhura, mazhoranca reagon, - "Dua të përgëzoj që është rritur ndjeshmëria për të përmirësuar metodologjinë e dëgjimit, të transparencës së kandidaturave dhe të vlerësimit. Dhe në saj të përmirësimit të kësaj metodologjie është bërë e mundur që dy kandidaturat, të cilat ishin rrëzuar dy vite më parë, të rivlerësohen nga Kuvendi dhe të marrin votën e Kuvendit. Pra, ky është një moment që unë si President i risjell Kuvendit dy kandidatura që i kam paraqitur një herë dhe ato miratohen". E natyrisht ne situatën kur Parlamenti Europian ka shtuar presionin për zgjidhjen e krizës politike ne vend edhe kreu thekson apelin për bashkëpunim, - "Në kuptimin e vërtetë të fjalës nëse partitë politike bashkëpunojnë, shoqëria është më e qetë, problemet janë më të zgjidhshme dhe ai që, meqenëse jemi në klimën e Kampionatit Botëror të Futbollit, nuk besoj që ju shikoni lojtarë të standardit botërorë që luajnë me një këmbë. Pra, duhet të luash me të dyja këmbët, duhet të luash me të dyja këmbët që të kesh shanse për të shënuar". I pyetur për zgjedhjet lokale qe do te mbahen vitin e ardhshëm presidenti Topi nuk deklaroi një date sakte, por vetëm periudhën qe, sipas tij, do te jene ne pranverën e 2011. Këto komente kreu i shtetit i beri gjate një vizite ne Theth. Duke u shprehur i mrekulluar nga pamja ne këtë zone turistike qe presidenti deklaroi se e vizitonte për here te pare, zoti Topi theksoi domosdoshmërinë zhvillimit nëpërmjet investimeve dhe projekteve te menjëhershme.