'> Shkëmbim spiunesh Rusi-ShBA
Dy avionë me dhjete persona te akuzuar për spiunazh ne favor te Rusisë ne ShBA, kane mbërritur ne Vjenë, ne një operacion shkëmbimi mes dy vendeve. Ne anën tjetër, autoritetet ruse kane liruar katër persona te akuzuar për spiunazh për llogari te amerikaneve. Një marrëveshje e tille shkëmbimi, ishte përfolur shume nga mediet gjate ditëve te fundit.