'> Berisha në Samitin e Dubrovnikut

Ruajtja e kufijve aktuale te vendeve është ne interes te rajonit, por veçanërisht Shqipërisë. Kështu është shprehur kryeministri Berisha ne ditën e pare te punimeve te samitit te Dubrovnikut ne Kroaci. Pasi përshëndeti marrëveshjen fillimisht mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe me pas mes Kroacisë dhe Sllovenisë, Berisha tha le lufta për rivijëzim te kufijve është e rrezikshme. "Përshëndet progresin që Kosova dhe Maqedonia bënë me kufijtë e tyre, duke zgjidhur problemin e kufijve në një rrugë shumë të civilizuar. Ne duhet të biem dakord të gjithë që të ruajmë kufijtë aktual. Ka ende konflikte për kufijtë, por kjo është shumë anti-produktive dhe e rrezikshme. Jam kryeministri i Shqipërisë, një komb që jeton në tre shtete të tjera. Unë e them me zë të lartë, se ruajtja e kufijve aktual është në interes të shqiptarëve. Për Shqipërinë, është shume e rëndësishme që të bëjë që idealet tona të prevalojnë. Kështu, unë mendoj që ruajtja e kufijve aktualë ka një rëndësi thelbësore për te gjithë" - është shprehur Berisha. Duke vijuar argumentin e tij zoti Berisha theksoi se duke patur parasysh situatën rajonale, një mesazh i gabuar ne Bruksel prek fatet e rajonit si bllok. Ndërkaq zoti Berisha gjate samitit ka folur edhe për rezistencën e Shqipërisë për krizën ekonomike. Berisha tha se rritja ekonomike e Shqipërisë është si rezultat i barrës se ulet fiskale. Ne samitin e Dubrovnikut merrnin pjese krerë te larte shtetesh mes te cilëve edhe kryeministri i Kosovës ahshim Thaçi. Ne këtë takim u vu re mungesa e Serbisë e cila bojkotoi punimet e tij për shkak te pjesëmarrjes se Kosovës.