E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Prifti akuza Ramës, PS kundërpërgjigjet me padi

Ministri Dritan Prifti minutazhin e tij ne foltoren e kuvendit e ka shfrytëzuar për te sqaruar burimin e 1/.8 milionë eurove pasuri, te shtuara brenda një viti, shifër kjo qe ka shkaktuar dhe debatin me te madh te këtyre ditëve. Prifti tha se ishte i hapur për hetim te pasurisë se tij nga ILDKP, çka ftoi ta bënte dhe kreu i opozitës Rama, qe sipas ministrit te ekonomisë ka mashtruar me deklaratën e pasurisë, kur ka deklaruar se është i pastrehe. Pak ore pas këtyre akuzave, Partia Socialiste ka vendosur te përgjigjet me një padi ne organet e drejtësisë nëpërmjet te cilës fton ministrin prifti te vërtetojë akuzat. Opozita ndërkohë ka vijuar te akuzoje shumicën se shpenzon me dieta ne kurriz te shqiptareve dhe se përgjatë një viti nuk ka vepruar me logjiken ekonomike, por me atë elektorale, duke çuar vendin ne krize. Ne krahun tjetër demokratet, shfrytëzuan hapësirën e diskutimeve te lira për te shprehur siguri se vendi do te përfitojë ne vjeshte nga liberalizimi i vizave. Fatos Beja përmes ironisë ftoi opozitën te nise te bashkëpunoje me mire tani se ne prag te zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›