'> Bosch: Palët te gjejnë zgjidhjen ne tryeze

Ambasadori i OSBE-se Robert Bosch, vlerëson përpjekjen e palëve për zgjidhjen e krizës politike, pas takimit te pare Ruci-Patozi. Ne një interviste për "Vizion Plus", diplomati Bosch çmon se me ne fund përfaqësuesit e dy partive po merren me gjera substanciale. "Me ne fund po shikojmë qe dy partitë politike po merren me gjera substanciale, me te cilat duhet te ishin marre me kohe. Ne e përgëzojmë nisjen e negociatave dhe urojme e shpresojmë ne gjetjen e një zgjidhjeje," u shpreh Bosch. I pyetur nëse zgjidhja do te mbështetet mbi draftin qe ai vete përmendi pak kohe me pare, por qe u përfshi nga replikat për ekzistencën ose jo te një zgjidhjeje te parashkruar, diplomati Bosch iu përgjigj ne mënyrë evazive: "Nuk dua te komentoj mbi këtë çështje, por mendoj se po". Qëndrimi i ambasadorit Bosch vjen një dite pas uljes ne një tryeze bisedimesh te dy krerëve te grupeve parlamentare, Ruci e Patozi, te cilët nuk gjeten konsensus për kërkesën e opozitës, atë te rinumërimit te fletëve te votimit. Gjate intervistës se tij ambasadori i OSBE u ndal edhe ne ligjin e shume debatuar te Shërbimit Informativ Shtetëror, me te cilin qeveria po kërkon te shtrije kontrollon mbi këtë institucion, gjë për te cilën ka pasur edhe kritika te forta nga organizatat ndërkombëtare. "Ne nuk jemi këtu te hartojmë ligje, por ne kemi sjelle një ekspert britanik i cili do te japë ndihmësen e tij ne komisionin e sigurisë qe ky ligj te jete ne përputhje me standardet e kërkuara," tha Bosch. OSBE deklaroi se asistenca qe do te ofroje për ligjin e Shërbimit Informativ nuk ka te beje me ndryshimet qe qeveria po kërkon te beje ne këtë draft.