'> Qe nesër i nxehti afrikan mberrin ne Shqiperi
Mund t'ju duket se kjo e enjte ka pasur temperatura te larta, por ne te vërtetë këto te fundit do te shënohen nga nesër. Sipas sinoptikaneve, duke filluar nga e premtja e deri te mërkurën e javës qe vjen, Shqipëria do te preket nga i nxehti afrikan ku temperaturat do te shkojnë deri ne 40 grade celsius. Ky i nxehte, sipas specialisteve, do te ndihet edhe ne zonat juglindore te vendit, ku zakonisht stina e verës është e freskët. Qytetet me te nxehta priten te jene Kuçova, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati, ndërkohë qe sinoptikanet shpjegojnë se për shkak te kuotave te larta te lagështisë ne ajër, vapa do te ndihet me shume se zakonisht.