'> "Shqiptare, tregoni pasuritë"
Çdo individ qe sot paguan 10% tatim mbi pagën, do te tatohet ne te njëjtën mase edhe për çdo te ardhur tjetër shtese, siç mund te jene paratë qe vijnë nga trashëgimia, apo ato qe mund te sjelle një emigrant. Ligji i ri i miratuar nga qeveria, detyron çdo individ qe një here ne vit te deklaroje te ardhurat dhe shpenzimet për efekt te këtij tatimi. Por qe ky ligj te funksionoje, ai duhet shoqëruar me vendosjen e kasave te çdo biznesi, i cili do te lëshojë edhe kuponin tatimor. Ish-ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli e vlerëson këtë nismë, por ligji sipas tij do te ketë probleme ne zbatim. Ligji i ri hyn ne fuqi pas dy vitesh, por nga 1 janari i 2011 çdo qytetar do te duhet te ruaje, një sere faturash te shpenzimeve qe ai kryen, siç janë faturat e energjisë, qirasë se baneses, shpenzime për veshje, karburant etj. Por qe te ndodhe kjo, qeveria brenda 6 muajsh duhet te pajise biznesin me kasa fiskale, ne te kundërt ky ligj do te ketë fatin e taksës ne bujqësi, apo ligjit te duhanit.