'> Withers: Shumica po zbaton lustracionin
Kryediplomati amerikan ne Tirane, John Withers kritikon ashpër mazhorancen ne parlamentin shqiptar, për rrugën dhe mënyrën e shqyrtimit te dekreteve te presidentit te republikës. Gjate një interviste për një te përditshme ne vend, ambasadori Withers deklaron se demokratet gabuan me rrëzimin e 2 dekreteve duke përdorur një ligj qe nuk është ne fuqi. "Do të doja të bëja shumë të qartë, do të doja të thosha shumë drejtpërdrejtë se, sistemi dhe procedurat për përzgjedhjen e gjykatësve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë nuk janë aspak sistemi amerikan. Shikoni ç'po ndodh në Parlament tani lidhur me përzgjedhjen dhe miratimin e gjykatësve. Kemi në një anë shumicën, e cila përdor haptas kritere të ligjit të lustracionit për të refuzuar gjykatësit, ndërkohë që ligji i lustracionit nuk është ligj i këtij vendi. Gjykata Kushtetuese, me rekomandimin e Komisionit të Venecias, e shpalli atë ligj jokushtetues. Megjithatë, duke e shpërfillur atë, gjykatësit po refuzohen. Kjo nuk do të ndodhte kurrë në Shtetet e Bashkuara," eshte shprehur Withers. I pyetur për krizën e tejzgjatur politike, ambasadori amerikan apelon për gjetjen e zgjidhjes, për te mos rrezikuar proceset integruese. "Qeveria ime ka qenë shumë, shumë e qartë, ne do të donim të shihnim dialog, do të donim të shihnim kompromis, për t'i dhënë fund ngërçit që ka vazhduar tepër, tepër gjatë dhe ka qenë i dëmshëm për lëvizjen e vendit përpara, si nga ana e të gjitha çështjeve me të cilat përballet, ashtu edhe nga ana e axhendës tuaj euro-atlantike, thotë me tej ambasadori. Ne mbyllje te misionit diplomatik ne Shqipëri, Withers shprehet hapur se zgjedhjet e fundit ishin larg standardeve ndërkombëtare. "Nuk shoh asnjë arsye se përse shqiptarët duhet të jenë të kënaqur me zgjedhje që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare. Për votuesit shqiptarë nuk duhet të ketë status të dorës së dytë. Votuesit shqiptarë duhet të kenë të njëjtën të drejtë, të njëjtën siguri, të njëjtin besim që procedurat e tyre të zgjedhjeve të jenë po aq të mira sa kudo tjetër," deklaron Withers.