E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Një të tetat e finaleve të Botërorit

Sot luhen takimet e para për një te tetat e finaleve te botërorit "Afrika 2010". Ndeshja e pare do te jete ajo ne "Nelson Mandela Bei" mes Uruguait edhe Koresë se jugut. Ne ndeshjet ne grupe skuadra latine ka dale ne vend te pare duke treguar një forme te shkëlqyer me 7 pike te grumbulluara ne një grup te vështire me Francën e Meksikën. Ndërsa Koreja e jugut arriti te kualifikohet duke lëne pas Greqinë dhe Nigerinë. Ne takimin e mbrëmjes ne "Rojal Bafokeng" Shtetet e Bashkuara do te përballen me Ganën, ekipin e vetëm qe përfaqëson kombëtaret afrikane ne këtë raund te botërorit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›