'> Rome, italianet kthehen koke ulur

Kthehen me kokën ulur kampionet e botes, futbollistet e Italisë, pas dështimit ne kampionatin botëror "Afrika 2010". Çarteri i kombëtares azurre mbërriti mëngjesin e sotëm ne Rome. Për te pritur kombëtaren e Italisë ne aeroport ishte mbledhur nje grup i vogël tifozesh te cilët kane thirrur njëzëri, "turp, turp!". Akuzat e tifozëve shkonin për kapitenin Kanavaro si dhe për sulmuesin kryesor Alberto Xhilardino. Ata duhet te turpërohen me shume se ne, nuk kane dhënë asgjë dhe na kane sjelle një loje mediokre. Nuk është kjo ajo qe prisnim, mësohet te ketë thënë një tifoz i Italisë. Asnjë nga futbollistet apo anëtaret e stafit drejtues nuk kane pranuar te prononcohen për mediat.