E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> OKB kundër ligjit te përgjimeve ne Itali

"Qeveria italiane duhet te rrezoje ose te modifikoje projektligjin për përgjimet, pasi nëse miratohet ne mënyrën aktuale ai cenon te drejtën e shprehjes ne Itali." Ky është qëndrimi i relatorit special te OKB-se për lirinë e shprehjes, Frank Le Rue. Ai është shprehur i vetëdijshëm se projektligji është një kundërpërgjigje ndaj informacioneve konfidenciale te publikuara nga media apo për shkeljet e privatësisë. Por, zyrtari i OKB-se është shprehur se ne formën aktuale ligji, ndërsa i jep përgjigjet e duhur kërcënimeve te tilla, gjithashtu është një rrezik për lirinë e gjere te shprehjes. Duke kujtuar edhe protestën e gazetareve, eksperti i rekomandon qeverise italiane te mos e miratoje dokumentin ne formën aktuale, ose te angazhohen ne një dialog konstruktiv me te gjitha palët e prekura, ne veçanti mediet. Gjithashtu, OKB-ja ka shprehur gatishmërinë për te dhënë asistencën e saj me eksperte, ne mënyrë qe ligji i miratuar te respektoje standardet ndërkombëtare te lirisë se shprehjes. Nder te tjera projektligji parashikon se dikush qe regjistron një bisede apo komunikim te çfarëdo lloji mund te dënohet deri me katër vjet burg, nëse nuk merr me pare konsensusit e palëve te përfshira ne këtë diskutim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›