'> Festivali i bandave frymore ne Sarandë
Shëtitorja e Sarandës për te pestin vit është shndërruar ne skene te festivalit te bandave frymore. 20 orkestra e ansamble frymore nga vendi e bota kane performuar pjesët e zgjedhura te tyre prej tre netësh ne qytetin bregdetar. Muzika e disa prej filmave te njohur të kinematografisë botërore, e përshtatur për bandat frymore ishte sipas organizatorëve risi për këtë edicion. Për herë të parë një seksion i veçantë i festivalit është "Akademia muzikore verore", një cikël seminaresh në ndihmë të instrumentistëve të rinj. Krahas orkestrave frymore të bashkive kryesore te vendit, si dhe asaj të forcave të armatosura, ne këtë festival garojnë edhe banda te njohura nga Greqia, Maqedonia dhe Italia. Mbrëmjen finale te se enjtes, juria do te japë çmimet për bandat dhe interpretimet me te mira.