E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Obama: Reforme ne sistemin financiar

"Me miratimin e reformave ne sistemin financiar, qytetaret amerikane nuk do te vuajnë me pasojat e gabimeve te bëra nga institucionet e qendrës financiare bankare amerikane, Wall Street." Kështu është shprehur presidenti Obama, i cili duke folur pas miratimit te ligjit ne senat, tha se rregullat e reja do t'u ofrojnë konsumatoreve mbrojtjen me te forte ne historinë e Amerikës. "Ky ligj është kundër praktikave abuzive dhe kreditoreve te paskrupullt. Me ane te tij do te mundësohet zbatimi i legjislacionit për kartat e reja te kreditit për te garantuar qe qytetaret te mos bien pre e tarifave te fryra për kreditë," mësohet te ketë thënë presidenti Obama. Legjislacioni i ri i mundëson qeverise amerikane edhe ndërhyrjen për ndarjen e kompanive shume te mëdha, dështimi i te cilave mund te kërcënoje gjendjen e ekonomisë ne tërësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›