'> Gjirokastra 5 vjet ne UNESCO
Ndërsa ka mbushur 5 vjet nga përfshirja nen mbrojtjen e UNESCO-s, Gjirokastra rrezikon ta humbe këtë status. Sipas specialisteve te monumenteve te kulturës ne Gjirokastër, raportet e fundit të komisionit të Venecias pranë UNESCO-s theksojnë se shumë monumente të kulturës po humbasin pamjen e tyre si shkak i restaurimeve jo në bazë të standardeve. Aktualisht ne qytetin e gurte 57 godina karakteristike kane nevoje për ndërhyrje urgjente. Një tjetër problem sipas specialisteve mbeten 160 ndërtime pa leje qe kane rrethuar monumentet e kulturës. Por ndërsa justifikon mos shembjen deri tani te ndërtimeve pa leje, kreu i bashkise se Gjirokastrës, Flamur Bime akuzon qeverinë se ka lënë jashtë vëmendjes zonat muzeale. Ai i ka kërkuar kreut te ekzekutivit te mbaje premtimin edhe për ndërtimin e një universiteti te ri, si dhe kthimin e disa institucioneve lokale ne zonën muzeale.