'> Aksioni i OSSH-së në Fushe-Krujë
Nuk do te furnizoheni me energji elektrike nëse nuk paguani faturat. Apeli i vazhdueshëm i OSSS është konkretizuar nga një aksion ndaj debitorëve te Fushe-Krujës. Rreth 119 familjeve te këtij qyteti iu është ndërprerë energjia pasi nuk e paguanin prej vitesh. Drejtuesit e grupit Task-Force deklarojnë borxhi ndaj kompanisë arrin ne shumën e 19 milion lekeve te reja. OSSH do te shtoje numrin e sporteleve ne mënyrë qe banoret te shlyejnë sa me shpejt borxhin disavjeçar te energjisë. Javën e pare te gushtit aksioni i grupit Task-Force do te zhvendoset ne Vlorë. Pavarësisht sezonit turistik debitorëve te qytetit bregdetar do t'iu shkëputet energjia deri ne shlyerjen e te gjitha detyrimeve.