Obama falënderon Topin dhe Berishën
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka falënderuar dje dy drejtuesit e shtetit shqiptar, Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha për urimin e bërë me rastin e festës së Pavarësisë. Dy mesazhe falënderimi kanë mbërritur në zyrat respektive, përmes të cilave drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur mirënjohjen e vet. “Dëshiroj t’ju falënderoj për mesazhin e ngrohtë dhe urimet e përzemërta, në këtë moment kur populli amerikan feston përvjetorin e 234-t të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Idealet mbi të cilat Amerika ndërtoi demokracinë, lirinë dhe dinjitetin mbeten po aq të rëndësishme sot, sa ç’ishin edhe në vitin 1776. është në besimin tim që këto ideale do të përqafohen një ditë nga popujt e të gjithë botës”, thuhet në mesazhet e Presidentit amerikan për Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha.
#