'> "MEICO kërkoi ulje çmimesh"
Kompania "MEICO" ka kërkuar uljen e çmimit për municionet qe do te demontoheshin ne Gërdec. Kjo është deklaruar ne seancën radhës se procesit për tragjedinë e 15 Marsit 2008, nga Ylli Bregu, ish anëtar i komisionit te miratimit te çmimeve te armatim municioneve ne Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas Bregut kërkesa nuk ishte pranuar nga komisioni, i cili kishte i kërkuar "MEICO-s" informacion me te hollësishëm. "Në rastin e Gërdecit, komisioni përcaktonte për herë të parë çmime për demontim të municioneve. Për këtë arsye, u ngrit një grup pune për të përcaktuar çmimet. Si bazë për përcaktimin e tyre u mor kostoja në fabrikën e Poliçanit, e cila ishte e vetmja e specializuar për demontim. Na është paraqitur edhe një ofertë nga kompania amerikane "SAC", por nuk është marrë parasysh. Në fund kemi miratuar çmimin e përcaktuar nga grupi i punës. Ndërsa nga ndërmarrja "MEICO" ka pasur kërkesë për uljen e çmimit, u shpreh Bregu. Por deklarata e tij është kundërshtuar nga ish-drejtori i "MEICO-s" Ylli Pinari i cili tha se nuk i ishte drejtuar asnjëherë komisionit me një kërkesë te tille. Ne seance dëshmoi edhe ish-drejtori i kabinetit te Ministrit te Mbrojtjes Elmaz Leci, i cili u pyet për një memo qe Pinari i kishte drejtuar ish-ministrit Fatmir Mediu për demontimin. Ndërsa Erida Baca përgjegjëse e sektorit te mbrojtjes se pronës ne Ministrinë e Mbrojtjes deklaroi se Ministria kishte te drejte te jepte me qira një sipërfaqe prej vetëm 200 metrash katror.