'> Sarkozi hedh poshtë akuzat
Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka hedhur poshtë akuzat se ai ka marre donacione te paligjshme nga gruaja me e pasur ne France, Lilian Betenkurt. Ai i quajti akuzat gënjeshtra dhe trillime, duke pretenduar se kundërshtarët e tij po përpiqeshin te destabilizonin qeverinë, ndërsa ajo po reformon sistemin e pensioneve. Zoti Sarkozi shfaqi gjithashtu mbështetje për ministrin e punës, Erik Worth, i cili akuzohet se ka pranuar fonde te paligjshme. Ne një interviste njëorëshe direkt nga Elizeja për kanalin "France 2", Sarkozise i është dashur te mbrohet për disa pika. Akuzat për Sarkozine dhe ministrin e tij dolën ne pah gjate një gjyqi për pasurinë prej 17 miliardë eurosh te zonjës Betenkurt, babai i se cilës ka themeluar gjigantin e kozmetikes, "L'Oreal".