'> "BP" izolon rrjedhjen e naftës
Kompania "British Petrolium" lajmëroi se ka vendosur me sukses një tape ne tubacionin e çare ne gjirin e Meksikës, e cila po funksionon shume mire, duke bllokuar rrjedhjen e naftës. Megjithatë, "BP" saktësoi se një sistem i tille nuk është aplikuar me pare ne thellësi te tilla, duke u shprehur se efiçenca për te frenuar 100 për qind naftën nuk është e garantuar. Ajo shtoi se kjo është një procedure e përkohshme, ndërsa procesi pritet te kompletohet ne mes te muajit gusht.