E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Jave grevash ne Greqi

Grevat e njëpasnjëshme vendosin serish ne vështirësi greket, por me se shumti turistet e pare qe kane mbërritur aty për te shijuar pushimet veriore. Akropoli, destinacioni kryesor turistik grek, është mbyllur mëngjesin e sotëm për katër orë, deri në mesditë, për shkak të një proteste të nëpunësve të Ministrisë së Kulturës të cilët kërkojnë pagat e prapambetura. Po sot kane protestuar edhe punonjësit e qeverive vendore për reformën e pensioneve. Protesta e tyre ka zgjatur rreth tre ore. Pasdite, për të njëjtën arsye, do ta ndërpresin punën për katër orë gjykatësit dhe prokurorët, ndërsa nesër do të manifestojnë agjentët e policisë, zjarrfikësit dhe rojet bregdetare. Një grevë kombëtare kundër reformës së pensioneve dhe tregut aktual të punës është thirrur më 15 korrik nga sindikatat e sektorit publik. Në grevë do të marrin pjesë, për katër orë, edhe kontrollorët e fluturimeve të cilët do të paralizojnë trafikun ajror kombëtar dhe ndërkombëtar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›