Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të rradhës listën e inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të disa bashkive e komunave. Kështu u miratua Vendimi "Për mirat
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të rradhës listën e inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të disa bashkive e komunave.
Kështu u miratua Vendimi "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të Bashkisë së Elbasanit"
Bashkia e Elbasanit është ndër bashkitë e mëdha që realizoi proçesin e inventarizimit, mbështetur fillimisht vetëm në udhëzimin e dërguar nga Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike, duke krijuar për këtë qëllim një grup pune permanent dhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me zyrën e urbanistikës në bashki dhe me Agjensinë.
Lista e inventarit u miratua nga Këshilli i Bashkisë së Elbasanit me vendimin nr.61, datë 25.07.2003, i cili është konfirmuar edhe nga Prefekti i Qarkut Elbasan.
Po ashtu u miratua vendimi "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të komunës Hysgjokaj", "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të komunës Gradishtë", "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të komunës Krutje", "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të komunës Grabian".