E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija të Dielën luan balotazh

Pas nderhyrjes se UEFA dhe FIFA ne mosmarveshjet ne Federaten e futbollit te Maqedonise dhe qe inicuan kthimin e kryetarit te meparshem Haxhiristevskit ne poziten e kryetarit te FFM-se, kjo e fundit ne mbledhjen e saj te mbajtur te premten vendosi qe ndeshja e mbetur per balotazh per ligen e pare ndermjet Shkendijes dhe Teteksit te luhet te dieln ne Tetove. Ekipi i Shkendijes ka filluar pergaditjet per ndeshjen kurse burimet e Albania-Sport nga klubi i Teteksit bejne te ditur se ato nuk do te paraqiten ne terenin e gjelbert te dielen duke patur si shkak qe ndeshjen e balotazhit te luajne ne nje teren neutral pasi edhe vet ekipi i Teteksit eshte po nga i njejti qytet.
Sido qe te jete adhuruesit e futbollit jane teper te indinjuar nga keto zhvillimet e fundit ne futbollin maqedonas dhe shpresojne se shpejti te pasojne ndryshimet e pritura te udhehequra nga Emil Bozhinovski.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›