MotoGP/ Eduards, pole ne Britani

Kolin Eduards (Yamaha) fitoi pole positon për klasin MotoGP në Cmimin e Madh të Britanisë, gara e tetë e Botërorit për motora. Me kohën 1'28''531 amerikani la pas shokun e skuadrës Valentino Rosi dhe spanjolin e Hondës, Dani Pedroza. Niki Hajden i katërti.
Kolin Eduarts
Vetëm pak javë kemi qenë në rregull. Ne bëmë testin në Barcelonë dhe Mishelini solli disa nga tipet e gomave që unë kam patur në Le Mans dhe unë u ndjeva rehat me to. Unë e kam thënë edhe më përpara. Ky motor është shumë i shpejtë kur punojmë ashtu sicc duhet. Ne kemi bërë një hap të mirë këtu, edhe nëse bie shi ose është kohë me diell. Te premten në shi unë isha shuëm i gëzuar dhe kisha rrezultat të mirë. Unë jam rehat edhe në të tjera raste. Ne kemi pasur disa ccëshjte në Le Mans dhe na duhej që të punonim me to dhe ne ia kemi arritur.
Vale Rosi : Ndoshta është një nga paraqitjet më të këqija në karrierën time. Ne punuam mirë për të rregulluar motorin. Ne punuam mirë gjithashtu me Mishelinin dhe unë jam i kënaqur. Për fat të keq Kurtis Roberts po ecte shumë nga dalë në vijë të drejtë kështu që unë duhet ti zija rrugën, por gjithsesi vendi i dytë është i mirë për ta filluar në garëne nesërme(sotme) dhe uën shpresoj që moti të jetë i mirë.
Dani Pedrosa: Unë mendoj që sot gati gjithccka shkoi mirë. ne bëmë një punë të mirë në mëngjes dhe mbasdite. Ne patëm disa probleme në sezonin kualifikues pasi duhej të rregullonim disa gjëra por radha e parë është e rëndësishme. Gara është më e rëndësishme. Unë shpresoj moti është i mirë nesër por ne do të presim dhe do të shikojmë. Edhe në kohën me shi ne bëmë një punë të mirë gjatë praktikës, kështu që unë kam besim ne rrezultat të mirë.