E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Gjermania ne vend te trete

Për te dytin edicion rresht, Gjermania zuri vendin e trete ne përfundim te botërorit "Afrika e Jugut 2010". Ne takimin për vendin e trete dhe te katërt ne "Port Elisabet" pancerat munden Uruguain me rezultatin 3-2. Skuadra e Joakim Lev i cili kishte hedhur ne fushe një formacion surprize duke lënë pushim disa titullarë, zhbllokoi rezultatin ne minutën e 18 me ane te Tomas Myler, fale një pasigurie te portierit Muslera. 10 minuta me vone, amerikano-latinet u kundërpërgjigjen me Kavani, pas një kundërsulmi te shpejte, por edhe fale gabimit te pare ne botëror te një prej lojtareve me te mire te këtij turneu, Bastian Shvainshtaiger. Pjesa e dyte filloi me formacionin e Tabarez me kërkues drejt portës kundërshtare dhe ne minutën e 51 Diego Forlan la edhe një here shenje ne këtë botëror me një gjuajtje fantastike. Ne minutën e 55 gjermanet gjeten barazimin me ane te Jansen, fale edhe një daljeje te gabuar te Musleres, i cili me dy prezantimet e fundit shkatërroi një paraqitje mbresëlënëse te tij gjate botërorit. Kur takimi dukej se po shkonte ne minutat shtese, Gjermania gjeti përsëri rrugën e rrjetës ne minutën e 82, por emri i autorit qe shënoi surprizoi me shume Sami Kedira. Ne fund ne minutën e 93 Port Elisabet u shkund edhe njëherë nga emocionet pas gjuajtjes se Diego Forlan qe preku traversën e portës kundërshtare. Edhe pse humbi, Uruguai, padyshim ishte surpriza e këtij botërori, ndërsa me futbollin e saj me te mire ne këtë botëror, skuadra me futbollistet e rinj Gjermania dha një garanci për te ardhmen e saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›