'> Sot finalja e madhe e botërorit
Takim me historinë për Spanjën dhe Holandën, te cilat sonte ne orën 20:30 ne "Soccer City" te Johanesburg, do te përballen me njëra-tjetrën per titullin e pare te kampionit te botes. Përballë njëra-tjetrës do te jene dy ekipe qe entuziazmuan me shume me lojën e tyre nga njëra ane Spanja kampione e Evropës, e cila niset si favorite nga shoqëritë e basteve ne këtë përballje dhe ne anën e kundërt Holanda, qe ka 25 sfida pa humbur përfshirë edhe eliminimin e një prej skuadrave pretendente këtë botëror, Brazilit. Te dy skuadrat, jo vetëm luftojnë për titullin e pare ne historinë e tyre kampion bote, por kjo është hera e pare qe një skuadër evropiane do te ngrejë këtë trofe jashtë kontinentit plake. Ndërkohë tulipanët holandeze shpresojnë qe këtë radhe te mos gabojnë ashtu si ne vitet 74 e 78, kur mundeshin ne finale nga Gjermania dhe Argjentina. Nga ana tjetër, Spanja për here te pare ne një finale te kupës se botes qe shpreson te mbylle ne mënyrën me te mire një cikël te lavdishëm. Takimi pritet me mjaft emocione jo vetëm për talentet e mëdha qe kane këto dy skuadra por edhe për përplasjen ne distance te dy trekuartisteve me te mire te futbollit kontemporan: Shnaider-Xavi, pavarësisht se e interpretojnë këtë rol ne mënyra te ndryshme. Si Bert Van Marvijk dhe Vicente Del Boske nuk kane probleme me dëmtimet, ndërsa përballja e fundit e botërorit i është besuar anglezit Hauard Web.