Meta: PS ti drejtohet gjykatave
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, i sugjeron liderit të opozitës Edi Rama që të pranojë zgjidhjen e ofruar nga kryeministri Sali Berisha, për listimin e kërkesave për sa i përket standardeve të zgjedhjeve.
"Jam shumë dakord me propozimin që ka bërë z. Berisha. Opozita të
listojë gjithë pretendimet e saj. Dhe për të gjitha çështjet që kanë të
bëjnë me raportet mes opozitës dhe maxhorancës, të diskutohet dhe t`i
jepet zgjidhje me vullnetin më të mirë. çështja e gjykatave nuk është
dhe nuk mund të jetë çështje e maxhorancës dhe e opozitës. çështjet e
gjykatave janë çështje të gjykatave, ka nivele të tjera të gjykatave të
cilave mund t`u drejtohet kushdo që ka probleme ose mund ti drejtohet
dhe Prokurorisë në rast se ka fakte për manipulime apo për cënime të
procesit zgjedhor", deklaroi Meta.
Më tej, ministri i Jashtëm deklaroi se opozita nuk duhet të ushtrojë
presion mbi presidentin Topi, i cili sipas tij po lëviz në drejtimin e
duhur për të gjetur një zgjidhje.
"Natyrisht, nuk mendoj që çdo gjë varet vetëm nga Presidenti. Duhet
pjekuri nga të gjithë, aq më tepër kur vihet re që ka tendenca për të
bërë presione të panevojshme dhe jashtë etikës ndaj Presidentit, të
cilat nuk munguan as në ditën e Shën Valentinit", vijoi Meta.
Bledian Koka