E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Sejdiu pret ministrin e Mbrojtjes, Imami

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka pritur në një takim Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Arben Imami, të cilin e ka falenderuar në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës për ndihmën e pakursyer që Shqipëria i ka dhenë Kosovës si dhe për ndihmesën e vecantë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa nga ana e tij ministri i Mbrojtjes Imami ka falenderuar pjestarët
e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ndihmën e dhënë në rajonet e
përmbytura në veri të Shqipërisë muajin e kaluar. Ministri i Mbrojtjes
Imami shprehu përkushtimin e institucioneve të Shqipërisë për të
ndihmuar FSK-në dhe për këtë qëllim do të nënshkruhet edhe një
marrëveshje bashkëpunimi.

ALSAT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›