'> Tension ne Hamallaj pas përleshjes me policinë
Një dite pas përleshjes se dhunshme mes banoreve dhe policisë, situata ne Hamallaj te Durrësit është ende e tensionuar. Banoret bëjnë roje me radhe ne hyrje te fshatit qe prej 24 orësh për te mos lejuar fadromat e policisë ndërtimore. Jo vetëm mbi ure, por edhe neper fshat qarkullojnë grupet e ngritura prej vete atyre. Banoret këmbëngulin se do t'i mbrojnë shtëpitë me çdo kusht, me pretendimin se i kane ndërtuar jo ne brezin e rërës, por mbi 600 metra larg bregut. Pavarësisht reagimit te banoreve, kreu i inspektoratit ndërtimor Gjergji Bojaxhi deklaroi për Vizion Plus se te gjitha ndërtimet pa leje ne Hamallaj do te rrafshohen. Bojaxhi i cili nuk jep një date te sakte për aksionin, tha se do te zbatohet ligji, sipas te cilit, zonat bregdetare nuk janë përfshirë ne proces legalizimi. Ndërkohë deri tani ka shkuar ne 9 numri i protestuesve te arrestuar pas përleshjes me policinë.