E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Vendoret apel Topit për ligjin e inspektimit

100 bashki dhe komuna te drejtuara nga opozita kundërshtojnë ashpër ligjin për inspektimin financiar publik, duke i kërkuar presidentit Topi te mos e dekretoje atë. Sipas tyre, nisma ligjore e miratuar nga mazhoranca, cenon hapur autonominë vendore dhe te drejtën e pushtetit lokal për te menaxhuar financat e tyre. Shoqata për autonominë vendore deklaron se me këtë ligj antikushtetues, kryeministri synon te bllokoje punën e bashkive te drejtuara nga socialistet. Edhe shoqata "Mjaft!" ka ngritur sot zërin për miratimin vetëm me votat e mazhorances te ligjit për inspektimin financiar, duke e cilësuar antikushtetuese këtë nisme. Inspektimi financiar publik i njësive vendore ishte një nga debatet e forta mes mazhorances dhe opozitës ne seancën e se enjtes. Kjo e fundit akuzoi qeverinë se me këtë ligj po shkel mbi kompetencat e Kontrollit te Larte te Shtetit apo Shërbimit Informativ dhe cenon hapur autonominë e pushtetit vendor. Pavarësisht zërave kundër, mazhoranca e miratoi këtë ligj duke deklaruar se është kusht nga Brukseli.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›